Lajme

Shërbim i avancuar ortopedik në Spitalin Memorial Fier, Koçiu: Kujdes i specializuar për pacientët

ATSH/ Spitali Memorial Fier ofron shërbim të specializuar ortopedik, duke trajtuar deformimet e lindura dhe të fituara të sistemit muskulo-skeletal, si dhe sëmundjet që prekin kockat, nyjet dhe muskujt.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se ekipi i mjekëve ortopedë garanton kujdes të avancuar dhe rezultate të shkëlqyera.

Cest la vie

“Nga diagnostikimi te trajtimi dhe ndërhyrjet kirurgjikale të kompleksitetit të lartë, ekipi ynë i mjekëve përkujdeset me profesionalizëm dhe përkushtim për dhjetëra pacientë nga rajoni i jugut”, u shpreh Koçiu.

Në këtë spital shërbejnë kirurgët ortopedë: Dr. Hakan Zeybek, dr. Mehmet Emin Sahin nga Turqia dhe dr. Arsel Dizdari nga Shqipëria, të cilët sigurojnë trajtim cilësor për pacientët.

Hapësirë reklamuese

“Falë përkushtimit të tyre, shumë pacientë sot gëzojnë shëndet të plotë”, përfundoi ministrja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button