Sport

Shifrat e tregojnë qartë. Apolonia më dobët se vjet, zona “play off” në rrezik

Nga Hilmi Saliu// Apolonia hyri edhe sezonin e katërt radhazi me pretendime të mëdha në Kategorinë e Parë, por është larg dhe jashtë çdo objektivi. Synimi i klubit ishte dhe mbetet rikthimi në Superiore nga dy vendet e para në renditje.

Cest la vie

Mirëpo, drejtuesit fierakë vendosën të shpenzonin pak, për të mos thënë aspak në merkaton e dimrit, ku prurjet e reja janë vetëm tre liberianë, që u panë si lojtarë cilësorë dhe të perspektivës. Duke vuajtur mungesën e lojtarëve me kualitet dhe mungesën e alternativave në stol, fierakët janë shumë larg pritshmërive që kanë pasur në fillim, teksa shohin se vendi i dytë i është larguar me 24 pikë, si dhe kanë dy javë që nuk fitojnë. Nuk mendohej që do të kishin kaq shumë diferenca, kur ka përfunduar 2/3 e kampionatit.

Krahasimi- Po të shohësh ecurinë e Apolonisë në 22 javë kampionat, ky ekip ka 3 pikë më pak se sa në të njëjtën periudhë kohore të sezonit të shkuar, ku fierakët e nisën nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Jeraj Rodriges. Vjet, Apolonia pas dy fazave të para kishte 31 pikë dhe mbante vendin e gjashtë. Diferenca ka edhe në golavarazh. Nga 31-21 që ishte vjet, tani është 29-22. Sa u përket fitoreve, vjet kishin 8, ndërsa aktualisht kanë 7. Mesatarja e pikëve, vjet ishte 1.4 pikë për ndeshje, ndërsa këtë sezon është vetëm 1.2 pikë. Nisur nga fakti që janë larg dhe jashtë çdo objektivi, Apolonia luan të hënën një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni për të mbajtur të hapura llogaritë për një vend në “play off”.

Hapësirë reklamuese

Humbja e terrenit me skuadrat e “play off”–it, veçanërisht pas barazimit në shtëpi me Pogradecin, i detyron fierakët të rikthehen te fitorja dhe të mos bëjnë hap fals. Për këtë arsye, përballja e tretë me pogradecarët shihet si shumë e rëndësishme dhe në kampin fierak e kanë vlerësuar maksimalisht. Në dy ndeshjet e kaluara të këtij sezoni, Apolonia ka marrë rezultate negative ndaj liqenorëve, ku është mundur 1-0 në Pogradec dhe ka barazuar 0-0 në Fier. Diferenca me ekipet e “play off”–it është 15 pikë më pak se Besa, 9 pikë larg Burreli, 3 pikë nga Pogradeci dhe vetëm 2 pikë më pak sesa Lushnja dhe Kastrioti. Për këtë gjë, faza e tretë merr shumë rëndësi për kapjen e zonës “play off”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button