Shorti i Champions League: Përplasje titanësh në fazën 1/8

UEFA Champions League ka mësuar se si do të vazhdojë rrugëtimi i 16 skuadrave të mbetura në garë këtë edcion, i cili vjen me një format të ri.
Nga shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, ekipet e kualifikuara si 8 më të mirat nga faza e ligës, do të përballen me 8 ekipet që u kualifikuan nga faza “play-off”.
Liverpool-i i vendit të parë do të ndeshet në një supersfidë me PSG-në, ndërsa Barcelona do të takohet sërish me Benficën.Kampionët në fuqi të Real Madrid do të përballen në një derbi me Atleticon e Madridit, ndërsa një derbi gjerman rezervohet mes Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen.
Zikaltrit e Interit do të luajnë me holandezët e Feyenoord, ndërsa Arsenal pret PSV. Francezët e Lille do të presin Borussia Dormtund, ndërsa Aston Villa do të luajë kundër Club Brugge.
SHORTI:
FAZA 1/8-AVE
1. CLUB BRUGGE – ASTON VILLA
2. BORUSSIA DORTMUND – LILLE
3. REAL MADRID – ATLETICO MADRID
4. BAYERN MUNCHEN – BAYER LEVERKUSEN
5. PSV – ARSENAL
6. FEYENOORD – INTER
7. PSG – LIVERPOOL
8. BENFICA – BARCELONA
ÇEREKFINALE:
1. CLUB BRUGGE/ASTON VILLA – PSG/LIVERPOOL
2. PSV/ARSENAL – REAL MADRID/ATLETICO MADRID
3. BENFICA/BARCELONA – BORUSSIA DORTMUND/LILLE
4. BAYERN M./BAYER LEVERKUSEN – FEYENOORD/INTER
GJYSMËFINALE:
FITUESI ÇEREKFINALE 2 – FITUESI ÇEREKFINALE 1
FITUESI ÇEREKFINALE 3 – FITUESI ÇEREKFINALE 4