Lajme

SPAK, arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar sot nga prokurorët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i kanë paraqitur Veliajt masën e sigurisë.

Sipas medieve, ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës është caktuar masa “arrest me burg”. Erion Veliaj është dërguar në bllokun e Sigurisë “Mine Peza”, ndërkohë që pritet të shoqërohet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Cest la vie

Kryebashkiaku Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Masa për të është caktuar nga gjyqtari Erjon Bani.

Masa “arrest shtëpie” është caktuar edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Ndërsa në detyrim paraqitje janë vendosur Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Hapësirë reklamuese

Kryetari i bashkisë së Tiranës, është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. /j.p/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button