Lajme
Turqia ndihme per azilen e Fierit, rinovon gjithe dhomat e gjumit
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) ka përfunduar me sukses projektin e rinovimit dhe furnizimit me pajisje të Shtëpisë së të Moshuarve në Fier, duke përmirësuar ndjeshēm kushtet e jetesës për të moshuarit që banojnë aty.
Konkretisht, TİKA ka rinovuar:
✅ Dhomat e gjumit
✅ Sallën e ngrënies
✅ Dhomën e televizorit
✅ Zonën e rekreacionit në tarracë
✅ Infermierinë
✅ Dhomën e lavanderisë
Përveç rikonstruksionit, TİKA ka furnizuar institucionin me pajisjet e nevojshme.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të TİKA-s për të mbështetur infrastrukturën sociale dhe për të ndihmuar komunitetet në nevojë në Shqipëri.