21.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

I riu fierak zgjidhet zv/ministër i Financave. Aplikoi në platformën “Deputeti që duam”

admin · 20.03.2025 · 1 min lexim

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës emërimin e zv/ministrit të ri të Financave.

Ai është Andi Memeti, një aplikant i platformës “Deputeti që duam”, e hapur nga Partia Socialiste për të rinjtë që duan të afrohen në politikë.

Në një video në rrjetin social Instagram, Andi thotë se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Më pas ai nisi karrierën profesionale në Londër, ku prej 11 vitesh punon në fushën financiare dhe bankare.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *