30.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

KQZ përcakton renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit

admin · 17.03.2025 · 1 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit dhe sipas shorteut, Partia Socialiste renditet e pesta në fletën e votimit. Nga shorti i hedhur u vendos që Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore të renditet e para në fletën e votimit.

Ajo ndiqet nga Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qorri dhe në vendin e tretë nga Lëvizja Atdheu.

Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama renditet në vendin e pestë në fletën e votimit, ndërsa ndiqet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Në vendin e nëntë renditet koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, e ndjekur nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërsa lista përmbyllet me PSD-në në vendin e 11-të.

Renditja e plotë:

1-PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2-Lëvizja Bashkë

3-Lëvizja Atdheu

4- Koalicioni Euroatlantik

5- Partia Socialiste

6-Nisma Shqipëria Bëhet

7-Aleanca Kombëtare Shqiptare

8-Aleanca për Demokracinë e Re

9-Djathtas për Zhvillim

10-Partia Mundësia

11-PSD

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *