30.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Vizitë njohëse në Muzeun e Fierit nga nxënësit e shkollave “Petro Sota” dhe “Elektroekonomike” Mali i Zi

admin · 28.03.2025 · 1 min lexim

Nxënësit e Fierit dhe Malit të Zi në Vizitë Njohëse në Muzeun Historik Fier

Fier, 28 Mars – Në kuadër të projektit të BE dhe BMZ, “Superschools”, nxënësit e Shkollës Profesionale “Petro Sota” në Fier dhe “Elektroekonomike” në Bijelo Polje, Mali i Zi, zhvilluan një vizitë njohëse në Muzeun Historik Fier.

Ky aktivitet, organizuar nga RYCO dhe GIZ, u zhvillua nën moton “Së bashku qëndrojmë për ndryshime pozitive” dhe kishte si qëllim shkëmbimin e ideve, kulturave dhe forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve të rajonit.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, traditat dhe kulturën vendore, duke nxitur dialogun dhe mirëkuptimin mes tyre.

Ky bashkëpunim mes të rinjve synon të forcojë lidhjet kulturore dhe të inkurajojë iniciativa të përbashkëta për një të ardhme më të mirë.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *