29.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

I riu shqiptar vritet me armë zjarri pas tentativës për grabitje në një vilë në Itali

admin · 25.06.2025 · 1 min lexim

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pas dy ditësh kërkimesh në zonën e San Severino di Centola, në provincën e Salernos në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim pas një tentative për vjedhje të ndodhur natën e së dielës në një banesë në Foria di Centola.

Sipas mediave italiane, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga pronari i shtëpisë, i cili i kishte kapur në flagrancë hajdutët. Pronari aktualisht ndodhet nën hetim për përdorimin e armës.

I plagosur mbeti edhe një tjetër person i përfshirë në tentativën për vjedhje, i cili është shtruar në një spital në Napoli. Ndërkohë, një i tretë është ende në arrati dhe vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij.

Gjatë grabitjes mësohet se është marrë edhe një armë zjarri, që ishte në pronësi të ligjshme të banorit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Burimi: panorama.com

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *