27.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Krimi tronditës në Fier: Vajza 26-vjeçare mbyt me tel të atin, më ndalonte të vishesha moderne dhe të argëtohesha

admin · 24.07.2025 · 2 min lexim

Krim tronditës në Fier: Vajza 26-vjeçare mbyt me tel të atin, e ndalonte të vishej modern!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Frashër të Fierit, ku një 26 vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj 56-vjeç.

Policia bën me dije se Emanilda Rama ka njoftuar sot policinë dhe ka deklaruar se i ati kishte humbur jetën aksidentalisht një ditë më parë, por ky version nuk është besuar plotësisht.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit, Anesti Rama, nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se e reja ka vrarë babanë e saj, për motive të dobëta.

Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj, bën me dije korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *