Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Lajme reale, shpejt e qartë
Lajme reale, shpejt e qartë

A ishin qytetet si Apolonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i vjetër, i mbajtur gjallë më shumë nga interpretimet politike dhe nacionaliste, sesa nga faktet historike dhe arkeologjike.
Në intervistën për Dritare TV, profesor Neritan Ceka, një nga figurat më të njohura të arkeologjisë shqiptare, dha një përgjigje të qartë:
“Apolonia ishte një koloni greke, por në një territor ilir. Bylisi ishte qytet ilir, me ndikim të kulturës greke, por jo koloni. Të dy kanë trashëgimi të përbashkët, por identitet të ndryshëm.”
Çfarë thonë faktet?
Apolonia u themelua në shek. VII para erës sonë nga kolonistë grekë nga Korfuzi (Korkyra) dhe Korinthi, por u zhvillua duke bashkëjetuar me popullsinë ilire vendase. Ajo ruan struktura arkitektonike greke, por edhe elementë të fuqishëm vendas, sidomos në organizimin politik dhe ushtarak.
Bylisi, nga ana tjetër, ishte një qytet ilir, me prytanë, strategë dhe hiparkë – tituj të zakonshëm grekë në administratën e kohës – por të përdorur nga ilirët si formë organizimi qytetar.
“Gjuha e përdorur në mbishkrime është greke, sepse ishte lingua franca e asaj kohe, por kjo s’do të thotë se ata ishin grekë. Siç nuk jemi anglezë sot pse shkruajmë në anglisht në rrjete sociale,” tha Ceka.
Pse lind ky debat?
Faktet që mbështesin identitetin ilir:
Ceka: “Historia nuk është çështje votimi”
“Nuk ka rëndësi çfarë do Greqia apo Shqipëria të jenë këto qytete. Ka rëndësi çfarë tregojnë mbishkrimet, arkeologjia, struktura urbane. Aty është e vërteta. Nuk e zgjedhim me votë në OKB nëse një qytet ishte ilir apo grek.”
Qytetet si Apolonia dhe Bylisi janë dëshmi të një bashkëjetese kulturash, ku ndikimi grek është i dukshëm, por identiteti i vendit dhe popullsisë është ilir. Të njohim këtë realitet nuk është të mohojmë ndikimet, por të mbështetemi në fakte dhe jo në flamuj./ dritare.net