27.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

E rëndë/ Efektivi i policisë marrëdhënie intime me 16-vjeçaren! Shokët e të miturës i kërkojnë para për mospublikimin e videove! 7 të shoqëruar

admin · 18.09.2025 · 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Përmetit, ku një efektiv i policisë, me inicialet A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare, me inicialet nga Këlcyra.

 Rasti u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, çka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Grupi hetimor ka zbuluar se ngjarja ka lidhje me disa video me përmbajtje intime, të cilat janë shpërndarë në mënyrë virtuale dhe janë në posedim të disa të rinjve, shokë të vajzës.

Dyshohet se këta persona kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve intime.

Deri tani, janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe rolin e secilit individ të përfshirë.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *