25.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Rrushi në Roskovec shitet me 25 lekë/kg, fermerët ankohen: Duhen politika për promovimin e produkteve lokale (Video)

admin · 03.09.2025 · 2 min lexim

Nga Marsela Topi/ Vreshtarët e Luarit në Roskovec po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të çmimit shumë të ulët të rrushit, që nuk mbulon as kostot e prodhimit. Numri i kultivuesve është përgjysmuar krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa shumë prej tyre kanë braktisur vreshtat për t’i kthyer në ullishte.


Çmimi prej 25 lekësh për kilogramë i rrushit, është tepër i ulët dhe nuk arrin të mbulojë as kostot e prodhimit për vreshtarët e Luarit në Roskovec.

Siç tregojnë vetë fermerët, dikur kjo zonë numëronte rreth 50 vreshtarë, ndërsa sot numri i tyre është përgjysmuar.

Beqo Toska, kultivues prej 25 vitesh, sqaron se nga 1 hektarë që posedonte dikur, sot sipërfaqja e mbjellë me rrush arrin në dy dynymë e gjysmë.

Ai thotë se mungesa e tregut, ndër vite, ka bërë që toneleta të tëra me rrush të kalben, duke u shkaktuar fermerëve dëme të pallogaritshme financiare.

Ndërkohë, dy vëllezërit Mitat e Landi Shusha, janë ndër të paktët kultivues të cilët e kanë gjetur tregun me shoqërinë e tyre, duke e shitur jo vetëm raki, por edhe verë. Megjithatë ata përballen me një tjetër problematikë: mungesën e fuqisë punëtore.

Fermerët kërkojnë më shumë politika mbështetëse nga shteti. Luari është pjesë e projektit “100 fshatrat”, që sipas fermerëve, duhet t’i japë më shumë prioritet promovimit të produkteve të zonës.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *