Lajme nga Fieri

AKU kontrollon subjektet në Fier dhe Lezhë: gjoba dhe paralajmërime për shkelje ligjore

AKU kontrollon subjektet në Fier dhe Lezhë: gjoba dhe paralajmërime për shkelje ligjore
FieriSot · Foto ilustruese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon me intensitet kontrollet në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe respektimin e kërkesave ligjore.

💥 Zbritje Rrufe Aplikacioni Temu
Zhblloko një grup kuponësh 3,200L + 30% ZBRITJE në porosinë tënde të parë! 🎉
Kodi yt i zbritjes: alp661914
👉 ZHBLLOKO KUPONËT KËTU

Në kuadër të këtyre kontrolleve, trupat inspektuese të AKU-së kanë ushtruar 8 inspektime në qarqet Lezhë dhe Fier.

⌚ Ofertë Speciale 1,760L
Orë Luksoze për Meshkuj
Orë luksoze për meshkuj me rrip çeliku, kronograf, rezistente ndaj ujit dhe ekran ditë-natë!
⚠️ Zbritja mund të ndryshojë, referoju ekranit të faqes.
Kodi yt i zbritjes: alp661914
👉 SHIKO OREN & BLEJE KËTU

AKU bën të ditur se, nga kontrollet 4 inspektime rezultuan pa shkelje të kërkesave ligjore. Në 2 raste u mor masa administrative “paralajmërim”; në një subjekt u vendos masa administrative “gjobë”, për shkak të ushtrimit të aktivitetit pa licencë; ndërsa në një tjetër subjekt, që ushtronte aktivitetin e riambalazhimit të PMB-ve, u vendos masa administrative “gjobë” për tregtim në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe u bllokua aktiviteti, me propozim për revokimin e licencës”.

AKU njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim sigurimin e produkteve të sigurta për konsumatorin dhe respektimin e standardeve të tregtimit nga ana e bizneseve ushqimore.

AKU thekson se mbetet i angazhuar për të garantuar transparencë, siguri ushqimore dhe zbatim të ligjit, në shërbim të shëndetit të konsumatorëve dhe të një tregu të ndershëm ushqimor.