25.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Java nis me reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për ditën e hënë

admin · 26.10.2025 · 2 min lexim

Ditën e hënë (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje.

Në Alpe do të ketë reshje bore (flokë) me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit të e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10m/s.Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *