Home Lajme nga Fieri Fierakja krijon albnb, platforma e pare e qerave ditore per Shqiperine

Fierakja krijon albnb, platforma e pare e qerave ditore per Shqiperine

“albnb është platforma shqiptare e akomodimit afatshkurtër, ideuar dhe zhvilluar nga themeluesja Arta Progonati.

Na ndiqni në Instagram

Me një përvojë të gjatë në sektorin imobiliar, Arta ndërtoi një platformë moderne, të thjeshtë dhe të sigurt, e cila u krijua për t’u ardhur në ndihmë pronarëve dhe mysafirëve në çdo qytet të Shqipërisë.

Procesi i zhvillimit të albnb nisi në maj të vitit 2024 dhe, pas më shumë se një viti punë intensive, platforma u lançua për herë të parë online në gusht të vitit 2025.

Albnb u ofron pronarëve mundësinë të publikojnë pronat e tyre pa asnjë komision, duke i lidhur me klientë nga e gjithë bota dhe duke garantuar menaxhim të lehtë dhe pagesa të sigurta.

Që nga momenti i lançimit dhe deri më sot, platforma ka regjistruar 57 përdorues aktivë, 17 njësi akomodimi të publikuara dhe rreth 30 rezervime të kryera me sukses, duke dëshmuar rritjen e qëndrueshme dhe besimin e pronarëve dhe mysafirëve.

Në këtë rrugëtim sfidues dhe njëkohësisht të bukur, Arta Progonati fton të gjithë pronarët e Shqipërisë të regjistrojnë pronat e tyre në albnb, duke përfituar asistencë të plotë dhe mbështetje profesionale në çdo hap të procesit.”