Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit grekë për rrahjen për vdekje të 58-vjeçarit vendas mbrëmjen e djeshme në Neos Kosmos të Athinës.
- “Në punë futen njerëz të korruptuar”/ Fjalimi prekës i nxënëses: Nuk e shoh të ardhmen në Shqipëri për shkak të qeverisë
- I dogjën makinën 50-vjeçares, arrestohen dy persona, njëri dyshohet si porositës
- Rama fton për dialog studentët për të katërtën ditë radhazi: Kush mori peng kryeqytetin do të përgjigjet ligjërisht
- Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve
- Paguan tarifën e pastrimit, por duhet të lash enët? Airbnb ndryshon rregullat për vizitorët
Autori i dyshuar i krimit është 29-vjeçari shqiptar, një prej 3 të arrestuarve për krimin e rëndë, i cili gjithashtu pas marrjes në pyetje ka rrëfyer dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë krim brutal. Ai ka thënë se nuk kishte qëllim vrasjen, por veproi në gjaknxehtësi.
Autori, emri i të cilit nuk u publikua, i tha policisë se ishte grindur me shoferin e makinës sepse i kishte zënë rrugën, sipas informacioneve nga “Protothema”. Pati dyshime edhe për një ndjekje të qëllimtë, një krim të paramenduar, por kjo është hedhur poshtë nga të dyshuarit.
Hetimi policor kishte zbuluar se tre të rinj, dy grekë dhe një shqiptar, ishin pas makinës së 58-vjeçarit në dy motoçikleta. Dëshmitë në dispozicion të autoriteteve kompetente tregonin se autori i kishte kapur kokën 58-vjeçarit dhe e kishte goditur vazhdimisht në timon.
Policia e gjeti makinën e viktimës të mbuluar në gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”.
Përveç tre të rinjve, u arrestua edhe babai i njërit prej tyre, pasi kur policia shkoi në shtëpinë e tij për një kontroll shtëpie, ai u përpoq të fshihte motoçikletën e të birit. Vlen të përmendet se të tre të përfshirët kanë qenë më parë në paraburgim nga policia për vepra të ndryshme penale.



Leave a Reply