25.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Koleksionet e Apolonisë drejt digjitalizimit, po ndërtohet Qendra e Re e Vizitorëve (Video)

admin · 14.12.2025 · 1 min lexim

Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 ky park ka mirëpritur mbi 125 mijë vizitorë, çka konfirmon interesin e lartë për këtë sit arkeologjik.

Sipas Gonxhes, koleksionet muzeore të Apolonisë po i nënshtrohen një procesi modernizimi dhe dokumentimi digjital, me synim ruajtjen dhe prezantimin e tyre sipas standardeve bashkëkohore. Paralelisht, vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Re të Vizitorëve, e cila pritet të ofrojë shërbime më të mira dhe një përvojë të përmirësuar për publikun.

Apolonia ndodhet në jugperëndim të Fierit dhe përfaqëson një nga qytetet antike më të mëdha në territorin e Shqipërisë. Si një nga qendrat më të rëndësishme të botës antike mesdhetare, ajo konsiderohet një nga perlat e trashëgimisë arkeologjike shqiptare.

Sipas arkeologëve, vetëm rreth 10 për qind e territorit të qytetit antik është zbuluar deri më sot.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *