24.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj

admin · 01.01.2026 · 1 min lexim

Një aksident i rëndë me pasojë tre viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një mjet tip Volkswagen me targa AB797VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra.

Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip Mercedes Benz me targa AB552LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *