22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Ilias Haxhiraj rizgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier

admin · 12.01.2026 · 2 min lexim

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier (SHRF Fier) ka zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore 2026.

Në këtë takim ishin të pranishëm 28 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 39 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2026, propozimin e kandidaturave për President dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, zgjedhjen e kryetarit, si edhe zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Fier për katërvjeçarin e ardhshëm.

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se komisionit i është paraqitur vetëm një kandidaturë për postin e Kryetarit, konkretisht kërkesa për rikandidim nga Ilias Haxhiraj.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, me unanimitet të plotë, vendosi të zgjedhë Kryetar të SHRF Fier, Ilias Haxhiraj me mandat 4 (katër) vjeçar.

Pas rizgjedhjes në krye të SHRF Fier, Ilias Haxhiraj falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të futbollit në rajon.

Gjatë punimeve të asamblesë u miratuan gjithashtu raporti i aktivitetit të shoqatës, pasqyrat financiare, buxheti për vitin 2026, si edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, të cilët janë: Ilias Haxhiraj, Muharrem Jazaj dhe Judmir Gaxheli.

Të gjithë anëtarët e SHRF Fier votuan për të propozuar si kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Ndërsa si kandidate për anëtare të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit u votua Anila Basha, e cila është gruaja e parë që u zgjodh anëtare e KE të FSHF-së në vitin 2022 dhe ka një kontribut të çmuar veçanërisht në zhvillimin, rritjen dhe mbështetjen e futbollit të vajzave gjatë viteve të fundit duke sjellë rezultate pozitive të prekshme në numra.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *