23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026

admin · 12.01.2026 · 2 min lexim

Ministria e Arsimit publikoi sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi se për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model.

Sipas Kumbaros, çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores.

Datat për provimet e Maturës Shtetërore 2026 janë:

Gjuhë e huaj 2 qershor,

Gjuhë shqipe dhe letërsi 9 qershor,

Matematikë 16 qershor 2026 dhe Provimi me zgjedhje 23 qershor.

Provimet e Maturës Shtetërore 2026 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji, Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).Ndërkohë që për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *