25.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληΜÎčÎșÎŹ

đ‹đžđŸđ­đžđ«đą đ’đąđ„đš, đšđ«đ­đąđŹđ­đŁđš đȘĂ« 𝐼 đ«đ«đąđ­ 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐹𝐱 𝐩𝐞 đ€Ă«đ§đ Ă«đ§ đŸđąđžđ«đšđ€đž

admin · 22.02.2026 · 6 min lexim

đ‘”đ’‹Ă« 𝒔𝒉𝒌𝒓𝒊𝒎 𝒏𝒈𝒂 Prof. Dr. đ‘œđ’Šđ’đ’”đ’đ’ đ‘șđ‘°đ‘łđ‘¶ (𝒏𝒊𝒑𝒊 𝒊 𝒔𝒂𝒋).

Lefteri Silo lindi në fshatin Pojan Fier, në 22.01.1937.

NĂ« vitet 1945 – 1952 mbaroi shkollĂ«n elementare nĂ« fshatin e lindjes dhe nĂ« vitet 1952-1955 mbaroi shkollĂ«n e mesme pedagogjike nĂ« qytetin e Beratit dhe fillon punĂ« mĂ«suese nĂ« fshatin Qarr tĂ« rrethit Fier deri nĂ« vitin 1957.

Dy vjet punĂ« nĂ« fushĂ«n e mĂ«suesisĂ« qenĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’u afirmuar e pĂ«r t’u pĂ«rzgjedhur nga institucionet skenike tĂ« rrethit si kĂ«ngĂ«tare e talentuar e kĂ«ngĂ«s popullore qytetare myzeqare. ..

𝟒 đđžđ€đšđđš đšđ«đ­ đ§Ă« đ„đŹđ­đ«đšđĂ«đ§ đđ«đšđŸđžđŹđąđšđ§đąđŹđ­đž & đ€đ§đŹđšđŠđ›đ„đąđ§ “𝐌đČ𝐳𝐞đȘ𝐞𝐣𝐚”.

QĂ« nga 𝐯𝐱𝐭𝐱 𝟏𝟗𝟓𝟕 – 𝟏𝟗𝟗𝟒 punoi kĂ«ngĂ«tare dhe aktore nĂ« EstradĂ«n e qyteti tĂ« Fierit. NĂ« muajin maj tĂ« vitit 1957, kur Estrada Profesioniste nisi veprimtarinĂ« e saj si njĂ« institucion skenik, pĂ«r mĂ«suesen e fshatit Qarr nisi karriera, sa e bukur dhe aq e vĂ«shtirĂ« e artit skenik, tĂ« cilit pĂ«r 37 vjet nuk do t’i ndahej. Kur Lefteria hodhi hapin e parĂ« e u ngjit nĂ« skenĂ«, ajo kishte bĂ«rĂ« njĂ« hap tĂ« madh drejt emancipimit, drejt çlirimit nga kthetrat e patriarkalizmit, tĂ« cilat e kishin ndrydhur gruan myzeqare dhe e kishin bĂ«rĂ« skllave tĂ« mureve tĂ« shtĂ«pisĂ«. Nga lartĂ«sitĂ« e skenĂ«s ajo shihte horizonte tĂ« reja, kishte tashmĂ« tjetĂ«r vizion pĂ«r jetĂ«n e shoqĂ«rinĂ« dhe tĂ« tjera pika referimi. Ajo ishte thirrurr nĂ« skenĂ« pĂ«r kĂ«ngĂ«n myzeqare dhe pĂ«r gati katĂ«r dekada e ngriti atĂ« nĂ« nivele mĂ« tĂ« larta, mĂ« korrekte, mĂ« shprehĂ«se e mĂ« emocionuese. Kjo artiste gjeti tek kĂ«nga e popullit gurrĂ«n e freskĂ«t, flladitjen.

Sa shumĂ« emocione, sa shumĂ« kĂ«naqĂ«si e gĂ«zime u dhuroi ajo adhuruesve tĂ« kĂ«ngĂ«s popullore qytetare myzeqare, tĂ« cilĂ«t i dhuruan duartrokitje tĂ« stuhishme e çaste lumturie. Jeta dhe veprimtaria artistike e kĂ«saj artisteje ka qĂ«nĂ« lidhur ngushtĂ« me ansamblin artistik “Myzeqeja” dhe EstradĂ«n Profesioniste tĂ« qytetit tĂ« Fierit. Nuk ka veprimtari brenda dhe jashtĂ« vendit pa praninĂ« e kĂ«saj kĂ«ngĂ«tareje, pa zĂ«rin e saj. Aktiviteti artistik pasqyrohet nĂ« kĂ«ngĂ«t e bukura myzeqare, duke u bĂ«rĂ« njĂ« nga simbolet e saja. Me dimensionin e personalitetit tĂ« saj shpjegohet suksesi edhe nĂ« interpretimin e kĂ«ngĂ«s popullore tĂ« krahinave tĂ« tjera, tĂ« muzikĂ«s sĂ« lehtĂ«, e madje, loja me karakter individual si aktore nĂ« shumĂ« skeçe si p.sh.: mamaja te skeçi parodik “Emision i jashtĂ«zakonshĂ«m”, gruaja e Banushit te skeçi “KĂ«tu paska konita” e shumĂ« e shumĂ« tĂ« tjera.

Por sidoqoftĂ«, persosmĂ«ria e artit tĂ« saj mbeti nĂ« intonacionet e bukura e me aq mjeshtĂ«ri te kĂ«nga popullore qytetare myzeqare. Edhe ajo vetĂ« e ndiente MyzeqenĂ« nĂ« rrafshin me tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m tĂ« kĂ«ngĂ«s sĂ« saj tĂ« pashtershme. Shfaqjet nĂ« fshat shpesh herĂ« ktheheshin nĂ« festĂ« popullore. NĂ« njĂ«rĂ«n prej kĂ«tyre festave zĂ«ri i saj intonohej aq bukur saqĂ« xha Metja nga Cakrani i Fierit, nga kĂ«naqĂ«sia, e thirri nĂ« mes tĂ« shfaqjes me fjalĂ«n e Ă«mbĂ«l: “Hajde, bilbil i MyzeqesĂ« – merrja edhe njĂ«herĂ« asaj kĂ«nge “PenxherenĂ« e zotĂ«risĂ« sate ç’ta ka zĂ«nĂ« pema jeshile”.

Edhe vajza myzeqare, me zërin e saj të bukur e melodioz, ligjëroi në të gjitha krahinat e vëndit si në shtëpinë e saj.

Lefteria ka dhĂ«nĂ« ndihmesĂ« tĂ« madhe nĂ« konsolidimin e ansamblit artistik “Myzeqeja” nĂ« tĂ« cilin debutoi me sukses edhe nĂ« mjaft skena ndĂ«rkombĂ«tare, ku Ă«shtĂ« duartrokitur nxehtĂ«sisht. Nuk kishte shfaqje tĂ« ansamblit artistik “Myzeqeja” apo tĂ« EstradĂ«s profesioniste tĂ« Fierit pa u dĂ«gjuar zĂ«ri i bukur i LefterisĂ«. Ajo kishte jo vetĂ«m kĂ«rkesa artistike ndaj vehtes, por edhe kĂ«rkesa nĂ« marĂ«dhenie sa mĂ« tĂ« mira me kolegĂ«t e saj qĂ« i donte aq shumĂ«. ZĂ«ri i saj i bukur e melodioz do tĂ« dĂ«gjohej jo vetĂ«m nĂ« çdo vatĂ«r myzeqare, por nĂ« mbarĂ« vendin nĂ«pĂ«rmjet kĂ«ngĂ«ve perla tĂ« MyzeqesĂ« si: “Ç’u ngrita e vajta pĂ«r ujĂ«â€, “Ma kishe dhe moj shtĂ«pinĂ«â€, “Çobani dhe çobanka”, “Myzeqarka e vogĂ«l” e shumĂ« e shumĂ« tĂ« tjera.

Brezat e rinj të këngëtarëve dhe artistëve në Fier kanë mësuar shumë nga mjeshtëria e kësaj këngëtareje, e cila ka lënë pas një vepër të bukur, një buqetë këngësh, të cilat, sa herë do të këndohen e dëgjohen, do të ngjallin respekt dhe dashuri për këtë artiste. Këngëtarja Lefteri Silo u rrit dhe jetoi me këngët, prandaj edhe jeta e saj është një këngë që do të jetoj në vite.

đ•đ„đžđ«Ă«đŹđąđŠđžđ­

Pikërisht për këtë veprimtari intensive, për këtë përkushtim të plotë dhe këtë pasion të jashtëzakonshëm për artin skenik, këngëtarja e talentuar është nderuar me:

🏅Urdhri “Naim FrashĂ«ri”, klasi i tretĂ«,

🏅Medalje “Naim FrashĂ«ri”

🏅”Qytetar Nderi” i BashkisĂ« Fier

📋CertifikatĂ« “Sulmues i 35 – vjetorit tĂ« Çlirimit tĂ« Atdheut”..

KĂ«shilli i BashkisĂ« Fier me vendimin nr. 87 datĂ« 04.12.2002 i jep artistes Lefteri Kozma Silo (pas vdekjes) titullin “Qytetar Nderi” dhe njĂ« rruge nĂ« qytetin e Fierit i vihet emri i saj, rruga “Lefteri Silo” me motivacionin:“PĂ«r kontributin e saj tĂ« shquar nĂ« interpretimin virtuoz tĂ« kĂ«ngĂ«s popullore myzeqare. Me talentin e saj interpretues ajo u bĂ« simbol i kĂ«ngĂ«s sĂ« trevĂ«s ku u lind dhe u rrit dhe qĂ« i kushtoi tĂ«rĂ« jetĂ«n e saj. KĂ«ngĂ«t e saja janĂ« pjesĂ« e trashĂ«gimisĂ« sĂ« thesarit tĂ« kulturĂ«s sonĂ« kombĂ«tare dhe do tĂ« kĂ«ndohen pĂ«rherĂ« me dashuri nga brezat e ardhshĂ«m, duke kujtuar me respekt bilbilin e kĂ«tyre kĂ«ngĂ«ve.”

✚Por dekoratĂ«n me tĂ« lartĂ« kjo artiste e ka marrĂ« nga populli, nga artdashĂ«sit dhe adhuruesit e kĂ«ngĂ«s popullore myzeqare. Ajo Ă«shtĂ« fiksuar nĂ« kujtesĂ«n dhe nĂ« pĂ«rfytyrimet e tyre si artistja virtuoze dhe interpretuese e talentuar i kĂ«ngĂ«s magjepĂ«se popullore tĂ« trevĂ«s sĂ« MyzeqesĂ«.

Dhe jeta paska fund. Ajo u nda njëherë e përgjithmonë nga skena, të cilën e deshi aq shumë, nga Sofika Hodo, Fuat Boçi, Leonidha Prifti, Isuf Maloku, Timo Lule, Agim Dollani, Nikollaq Bulo dhe nga gjithë kolektivi i Estradës Profesioniste dhe Teatrit të qytetit të Fierit.

Më 22 korrik 1994, pas një sëmundje të rëndë, ajo u nda nga jeta. Kënga myzeqare humbi interpretuesen e talentuar, admiruesit këngëtaren e mirënjohur, kolegët partneren e denjë.

Por artistja nuk vdes. Ajo rron, se rron kënga në popullin artdashës të Myzeqesë.

©Prof. Dr. Vilson SILO (nipi i saj).

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *