Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku një drejtues motomjeti ka mbetur i plagosur pasi ka humbur kontrollin e mjetit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, motomjeti ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta, duke bërë që drejtuesi të rrëzohet dhe të pësojë lëndime.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.
Si pasojë e ngjarjes është rënduar përkohësisht edhe qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa uniformat blu po punojnë për normalizimin e trafikut dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.



Leave a Reply