Home Lajme nga Fieri Emri/ Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit, u dërgua në...

Emri/ Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit, u dërgua në spital mëngjesin e sotëm

Një i burgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa është ndjerë keq në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Bëhet fjalë për shtetasin Luan Sali Bundo, 69 vjeç, i cili vuante dënimin në IEVP Fier që prej datës 6 gusht 2021, i transferuar nga institucioni “Jordan Misja”.

Sipas të dhënave, ai kishte disa probleme shëndetësore dhe trajtohej për hipertension arterial, diabet, hipertrofi të prostatës, çrregullim ankthi dhe hiperuricemi.

Mësohet se Bundo është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Spitalit Rajonal Fier, me puls, por pavarësisht ndërhyrjeve, ka ndërruar jetë.

Më pas trupi është dërguar në morg.Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.