Home Lajme nga vendi “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”- Korreshi denoncon gjendjen e...

“Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”- Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë

Na ndiqni në Instagram

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku ai është zgjedhur edhe deputet më 11 maj 2025.

Teksa e shoqëron ngjarjen edhe me video, ai shpjegon se shkollat janë të shkatërruara, investimet në arsim mungojnë, e jo vetëm kaq, por banjot janë pa dyer, zvarranikët kërcënojnë fëmijët dhe kushtet higjieno-sanitare janë “për të hequr mendjen”.

“Situata e banjove… Pa derë, pa penxhere. Kur thosha që kemi të bëjmë me qenefe, ju thonit… Urdhëro si i keni…! Kjo është sekuencë: qenef, banjo, ambient, gjarpërinj. Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë nëpër fshatra. Reforma e këtyre në arsim që na hoqën mendjen dhe që na i tregojnë. Urdhëro!”, shprehet ai mes të tjerash, teksa përshkon terrenin dhe shfaq gjendjen e degraduar të ambienteve e kushteve.

Ai solli pamje nga shkolla në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia Lushnjë, ku kushtet higjieno-sanitare paraqiten në gjendje të mjerueshme dhe të rrezikshme për jetën e nxënësve.

“Është ulëritëse, s’është ulëritëse?! Kur them që janë banjo pa… pa dyer, i heqin njerëzit, detyrohen, janë qenefe, hale. Hale, hale, e patë vet, hale. Urdhëro oborri i shkollës, na si e kemi, shiko. Shiko si ke plehrat me oborrin e shkollës. Ja dhe unë te kalamajtë. Shiko këtu mbrapa çfarë ke, domethënë çfarë tmerri. Faqe e zezë!”, përfundon ligjvënësi opozitar.

Video-denoncimi është bërë publik në rrjetet sociale. Situata bëhet edhe më alarmante nga fakti se në këto ambiente është konstatuar edhe prania e gjarpërinjve, duke e kthyer shkollën në një vatër rreziku për nxënësit.

Gjendja e oborrit të shkollës po ashtu është e  mbushur me mbeturina. Në reagimin e tij, Korreshi ironizon me “reformat në arsim”.

Panorama.al