23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Shtyhen afatet e taksave vendore për bizneset në Fier

admin · 21.04.2026 · 2 min lexim

Në një intervistë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, Niko Neço, ka bërë me dije një vendim të rëndësishëm për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet në territorin e bashkisë.

Sipas tij, çdo biznes, përfshirë edhe fermerët e pajisur me NIPT, do të ketë më shumë kohë për të shlyer detyrimet vendore, pas shtyrjes së afatit të pagesës së taksave.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak dhe është komunikuar zyrtarisht nga Bashkia Fier disa ditë më parë.

Qëllimi i këtij vendimi, sipas Neços, është shmangia e penaliteteve për subjektet që nuk arrijnë të paguajnë taksat brenda afatit të përcaktuar, i cili fillimisht ishte 30 prilli.

Në këtë mënyrë, bizneset përfitojnë më shumë kohë për të përmbushur detyrimet e tyre, ndërsa pushteti vendor synon të sigurojë një përqindje më të lartë të arkëtimeve nga taksat vendore.

Në territorin e Fierit ushtrojnë aktivitet mbi 12 mijë subjekte biznesi, ku përfshihen biznesi i vogël, i madh, si dhe fermerët me NIPT. Çdo vit, pranë pushtetit vendor paguhen rreth 15 lloje taksash dhe tarifash vendore.

👉 Afati i ri për pagesën e taksave vendore për këtë vit është 30 qershori.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *