22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Vrasja me armë zjarri në Balldren të Lezhës/ Policia jep detaje: Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare viktimat e atentatit.

admin · 26.04.2026 · 2 min lexim

Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin e saj të parë për atentatin me 2 viktima në Lezhë.

Sipas policisë, rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin Kreshnik Mujeci 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pista e parë e hetimit mendohet të jetë hakmarrja pasi Kreshnik Mujeci akuzohet pë vrasjen e Genc Mhillaj në vitin 2016.

Por gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, vendim i dhënë më 27 nëntor 2018.

Më pas, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Ndërsa, Gjykata e Lartë e ka kthyer për gjykim më 31 tetor 2024.

Pra, dy vëllezërit Mujeci dhe kushëriri i tyre, për vrasjen e Mhillajt nuk janë dënuar asnjëherë./Ballkanweb

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *