Home Uncategorized Aksident tragjik në Durrës, dy fëmijë humbasin jetën

Aksident tragjik në Durrës, dy fëmijë humbasin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, teksa dy fëmijë kanë humbur jetën për shkak të një përplasje me automjet.

Na ndiqni në Instagram

Gazetarja raporton moshën e të miturve, ndërkaq thekson se autori u largua pas aksidentit por është kapur më pas nga forcat e policisë.

“Një aksident i rëndë është regjistruar në lagjen 15 në Durrës, e njohur si zona e ish-Kënetës, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve të mitur dhe plagosjen e rëndë të një të treti.

Përkatësisht mosha e të mitruve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë  që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.

Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML, i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të qytetit të Durrësit.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, por autori 57 vjeçar është kapur menjëherë nga policia.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes”, ka raportuar gazetarja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./euronews/