Pesë kampionë, 5 nënkampionë dhe 3 vajza kampione ka nxjerrë ekipi i Boksit i Apolonisë, në kampionatin Kombëtar të zhvilluar në Pallatin e Sportit në Fier.

Ka përfunduar kampionati Kombëtar i 13-të i Boksit për U14, i cili u zhvillua në Pallatin e Sportit në Fier, ku morën pjesë 15 ekipe nga e gjithë Shqipëria.
Kampion Kombëtar i vendit është shpallur Apolonia, e cila nxori 5 kampion kombëtar, 5 nënkampion dhe tre vajza kampione.

Po ashtu, boksieri fierak Haxhi Koçaj u shpall “boksieri me luftarak” i Kampionatit.
Emrat e kampionëve:
1-Agim Alushaj
2-Neol Naçi
3- Alesio Gjergji
4-Haxhi Koçaj
5-Rubin Ndreu
Emrat e nënkampionëve:
1-Elid Fejzaj
2- Samuel Gjata
3-Kujtim Muka
4-Flori Bahaj
5-Leandro Koraj






















