Home Lajme nga Fieri ​Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

​Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur disa minuta mẽ parẽ nẽ aksin Fier- Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”

Na ndiqni në Instagram

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur tẽ plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit , si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente , veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.