22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve

admin · 05.06.2026 · 1 min lexim

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnjë–Fier, në afërsi të vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, dy bashkëshortë që udhëtonin me një motoçikletë janë përplasur me një automjet tip “Range Rover” gjatë një tentative parakalimi.

Mësohet se si motoçikleta, ashtu edhe automjeti, po kryenin manovër parakalimi të një mjeti bujqësor, kur ndodhi përplasja.

Si pasojë e aksidentit, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *