Aksident në bypassin e Fierit, makina përplaset me barrierat mbrojtëse

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypassin e Fierit, pranë spitalit ” Memorial”.

Një automjet tip Volkswagen, që po lëvizte në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoambulanca, e cila ka transportuan drejtuesin e mjetit në spital.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa po punon edhe për menaxhimin e trafikut në këtë aks rrugor, i cili ka fluks të lartë lëvizjesh gjatë fundjavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *