22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë

admin · 30.06.2026 · 1 min lexim

Një aksident tragjik rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU-së, ku është përmbysur një furgon i linjës së Beratit dhe kanë humbur jetën dy persona.

Dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt.

Ndërkohë, mësohet se 14 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa mes tyre është edhe një fëmijë në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ekipet e zjarrfikëses dhe autoambulancat, të cilat po punojnë për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve dhe për nxjerrjen e pasagjerëve nga autobusi.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *