22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

admin · 30.06.2026 · 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit, duke e cilësuar si “dhunë të egër shtazore” nga ana e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që morën pjesë në protestë.

Përmes një deklarate, Berisha e konsideroi të papranueshme përdorimin e forcës ndaj protestuesve, ndërsa akuzoi qeverinë se po përpiqet të shtypë zërin e qytetarëve në vend që t’u përgjigjet kërkesave të tyre.

Sipas tij, përdorimi i dhunës ndaj protestuesve paqësorë dhe ndalimi i tyre janë tregues të frikës dhe arrogancës së pushtetit.

“Egërsi shtazore! Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t’i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen.

“Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi. Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve”, tha Berisha.

Gjithashtu ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *