23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur fierak, Sotir Stefa

admin · 23.06.2026 · 2 min lexim

​Një lajm i trishtë ka tronditur ditën e sotme komunitetin artistik dhe mbarë qytetin e Fierit.

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur Sotir Stefa, një nga figurat më të dashura të skenës dhe humorit fierak.

​Për dekada me radhë, Sotir Stefa dha një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën kulturore të qytetit tonë. Me talentin, thjeshtësinë dhe përkushtimin që e karakterizonte, ai arriti të sillte buzëqeshje, dritë dhe emocione të forta te breza të tërë spektatorësh që e ndoqën dhe e duartrokitën pa fund.

​Kolegët, miqtë dhe i gjithë publiku artdashës do ta kujtojnë gjithmonë jo vetëm si një artist të përmasave të mëdha e të respektuar, por edhe si një njeri me vlera të rralla njerëzore.​

Ikja e tij është një humbje e madhe dhe e zëvendësueshme për skenën, për komunitetin artistik dhe për memorien kulturore të Fierit.

Trashëgimia që ai la pas do të mbetet përherë një pikë referimi në artin fierak.​

Redaksia e “Fieri Sot” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të artistit.​

I paharruar qoftë kujtimi i tij! U prehtë në paqe!

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *