23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Po vjen ‘ferri”! Vapa afrikane ‘pushton’ Shqipërinë, temperaturat deri në 36 gradë

admin · 01.06.2026 · 2 min lexim

Qershori ka nisur me një atmosferë tipike vere, por sipas meteorologëve, ditët më të nxehta ende nuk kanë mbërritur.

Masat ajrore me origjinë afrikane kanë përfshirë vendin, duke sjellë temperatura të larta në të gjithë territorin dhe duke paralajmëruar një javë me mot të qëndrueshëm e kryesisht të kthjellët.

Sipas parashikimeve, pas 5 qershorit pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, me temperaturat që në disa zona mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Ndërkohë, reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara, kryesisht në zonat juglindore të vendit.

Meteorologët theksojnë se këto masa të nxehta pritet të shfaqen herë pas here gjatë gjithë sezonit veror, duke lënë të kuptohet se vera 2026 mund të jetë ndër më të nxehtat e viteve të fundit.

Në të njëjtën kohë, vëmendja e shkencëtarëve është përqendruar te fenomeni El Niño, i cili mund të forcohet gjatë gjysmës së dytë të vitit. Nëse ky fenomen merr përmasa të forta, ai mund të sjellë temperatura rekord, thatësira më të gjata, rrezik të shtuar për zjarre dhe mungesë të rezervave ujore në rajonin e Mesdheut.

A po hyn Shqipëria në një verë me temperatura ekstreme? Kjo mbetet për t’u parë, por sinjalet e para tregojnë se sezoni i nxehtë sapo ka filluar.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *