Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Lajme reale, shpejt e qartë
Lajme reale, shpejt e qartë

Një moment historik për futbollin e femrave në Fier, Apolonia do të shkruajë një faqe të re në historinë e saj, duke debutuar për herë të parë në UEFA Women’s Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klubet e futbollit të femrave.
Skuadra fierake do të përballet me ekipin suedez Hammarby IF, në një sfidë të veçantë që do të mbetet gjatë në kujtesën e klubit, lojtareve dhe tifozëve.
Në prag të kësaj aventure të madhe, Apolonia ka forcuar edhe më shumë organikën e saj me afrime të rëndësishme. Në skuadër janë rikthyer dy ish-lojtare të klubit, Vanesa Levendi dhe Marinela Mema.
Levendi vjen pas eksperiencës së saj në kampionatin turk, ndërsa Mema bashkohet me Apoloninë pas aventurës te Partizani. Të dyja janë mesfushore me cilësi të spikatura dhe pritet të sjellin më shumë eksperiencë dhe alternativa në repartin e mesfushës.
Takimi do të luhet më 5 gusht 2026, në orën 15:30, në stadiumin “Pozzo-La Marmora” të qytetit Biella.
Apolonia do të ketë mundësinë të masë forcat me një prej ekipeve të njohura të Europës dhe të përfaqësojë denjësisht Fierin dhe Shqipërinë në skenën më të madhe të futbollit të femrave.
Nëse Apolonia humbet ndaj Hammarby IF, rrugëtimi i saj në UEFA Women’s Champions League nuk përfundon menjëherë, por do të ndeshet me humbësen e çiftit Juventus-Torreense të Portugalisë.
Kjo do të thotë se vajzat e Apolonisë kanë të paktën dy ndeshje europiane të garantuara në këtë aventurë historike.