​”Heshtja që dhemb në Vidhishtë: Një fshat i tërë në lot i jep lamtumirën e fundit çiftit Plaka”

Mëngjesi i sotëm e gjeti fshatin Vidhishtë të Roskovecit të zhytur në heshtje.

Rrugët janë bosh, ndërsa banorët ecin me kokën ulur drejt banesës së familjes Plaka, ku janë hapur dyert e mortit për dy viktimat e tragjedisë që tronditi jo vetëm këtë komunitet, por mbarë vendin.

Dhimbja lexohet në fytyrën e çdo banori. Askush nuk gjen fjalët për të përshkruar atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Me lot në sy, të afërm dhe fqinj kujtojnë çiftin e bashkëshortëve si njerëz të qetë, punëtorë dhe të respektuar nga të gjithë.

Sot, familjarë, miq dhe banorë të shumtë do t’u japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve, në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në orën 11:00 në varrezat e fshatit.

Një përcjellje mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, ku një komunitet i tërë bashkohet për të nderuar kujtimin e tyre.

Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e ngjarjes është planifikuar të zhvillohet paraditen e së dielës. Ky vendim është marrë për të shmangur çdo përplasje apo tension, pasi të dyja familjet jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza.

Në Vidhishtë sot nuk dëgjohen zëra fëmijësh dhe as bisedat e zakonshme të banorëve. Ka vetëm heshtje, dhimbje dhe lot, ndërsa një fshat i tërë përpiqet të përballet me një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *