23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Superprodhimi ul çmimet e perimeve/ Tregjet e Fierit mbushen me prodhime të Myzeqesë, bie kostoja për konsumatorët

admin · 21.07.2026 · 2 min lexim

Prej dy javësh tregjet e Fierit janë plot me perimet e freskëta të fushës, duke shënuar nisjen e atij që quhet sezoni i bollëkut në Myzeqe dhe që zgjat deri në fund të gushtit.

Superprodhim kanë shënuar këtë verë të gjitha perimet bazë si domatet, specat, trangujt dhe patëllxhanët e po ashtu edhe bostanorët. Përveç kultivuesve të mëdhenj, tregjet po furnizohen edhe nga produktet e kopshteve të fermerëve.

Këta të fundit megjithëse me çmime të ulëta, vijnë nga zona si Rroskoveci dhe Patosi për të tregtuar perime dhe frutat e kopshteve

Në këtë periudhë, tregjet në Fier furnizohen në masë nga kultivuesit e mëdhenj që mbjellin sipërfaqe të konsiderueshme me perime. Prodhimi i tyre shkon për eksport në pjesën më të madhe ndërsa furnizon edhe tregjet vendase. Ndërkohë edhe produktet e fermerëve të vegjël kanë mbushur tregjet duke diktuar ulje çmimesh pas një periudhe kur këto të fundit shënuan rritje të paprecedentë.

Këtë vit në qarkun e Fierit, u mbollën 7500 ha sipërfaqe tokë me perime dhe 1200 ha sera.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *