Vreshtaria në Fier, prodhimi i rrushit rritet me mbi 1,500 tonë, por çmimi bie ndjeshëm

Prodhimi i rrushit në qarkun e Fierit pritet të jetë mbi 1,500 tonë më i lartë se një vit më parë, por fermerët po përballen me një rënie të fortë të çmimit.

Screenshot

Sipas tyre, eksporti po realizohet me gati gjysmën e çmimit krahasuar me sezonin e kaluar.

Fermeri Dritan Meço, nga Daullasi i Libofshës, thotë se këtë vit prodhimi ka qenë shumë i mirë dhe cilësia e rrushit mbetet e lartë falë tokës dhe klimës së zonës:

Screenshot

“Këtu në Daullas të Libofshës prodhimi ishte i mbarë. Kemi rritje të prodhimit dhe rrushi ka cilësi shumë të mirë për shkak të tokës dhe klimës. Nuk e kuptojmë pse ka këtë rënie kaq drastike të çmimit.”

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë në Fier, prodhimi i rrushit pritet të arrijë në 31,543 tonë këtë sezon, nga 30,136 tonë që u prodhuan në vitin 2024.

Specialistët e lidhin rritjen e rendimentit me kushtet e favorshme klimatike, pasi thatësira dhe mungesa e lagështisë kanë ndikuar pozitivisht në prodhimin e vreshtave.

Zonat ku kultivimi i rrushit po zgjerohet më shumë janë Libofsha në Fier, fshatrat e Mallakastrës dhe disa zona të Lushnjës. Krahas vreshtave tradicionale, vitet e fundit është shtuar edhe kultivimi i rrushit në sera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *