23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë/ Tymi mbulon zonën, vështirësohet qarkullimi i automjteve

admin · 20.07.2026 · 1 min lexim

Një zjarr ka rënë këtë pasdite përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra përgjatë anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve.

Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, në drejtim të zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment rrugor, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *