20.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Arrestohet në Levan autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez në Ksamil

admin · 18.08.2026 · 1 min lexim

Policia ka arritur të lokalizojë dhe të vërë në pranga Sokrat Vatën, 29-vjeçarin nga Hasi i cili kërkohej si autori i dyshuar për vrasjen e turistit 20-vjeçar francez, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në plazhin e Ksamilit.

Sipas raportimeve, kapja e tij u bë e mundur gjatë kontrolleve të ushtruara në një pikë kontrolli të ngritur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor në Levan.

Në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes dhe arrestimit nga forcat e rendit, 29-vjeçari ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.

Menjëherë pas ndalimit, Vata është shoqëruar nga efektivët e policisë drejt Komisariatit të Vlorës.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *