Deputeti i Partisë Demokratike Samir Korreshi, ka treguar si do të nisë aksioni opozitar në muajin shtator. Në një intervistë në një studio televizive Korreshi tha se opozita duhet të rrisë angazhimin e saj si në Parlament, ashtu edhe në mbështetje të protestave qytetare.
Ai shtoi se beteja e opozitës do të vijojë edhe në institucionet parlamentare, veçanërisht në komisionet ku deputetët kanë marrë mandatin nga qytetarët. “Ne duhet të nisemi me marsh të tretë. Ne nuk kemi ndërprerë asgjë në gjykimin tim. Të gjitha problematikat transmetohet në mesazhet e pankartave në protestë.
Lufta jonë do të fillojë në komisionet parlamentar, aty ku na kanë dhënë mandat shqiptarët. Së pari duhet të kemi guximin për të denoncuar cdo aferë korruptive, së dyti foltorja të jetë një jehonë e zërit të cdo shqiptari”, deklaroi deputeti i PD.
Po ashtu ai u shpreh se duhet te jenë edhe sa më pranë protestave që prej gati tre muaj, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Rames.
“Duhet të kemi prezencë më të madhe në mbështetje absolute të protestës. Pra duhet të jemi edhe atje gjithë kohës me ta. Më vjen mirë që asnjë nuk thotë që ‘është protesta ime’, por është protesta e qytetarëve”, u shpreh Korreshi.

