Home Aktualitet Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë

Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë

0
Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë

Më pak të qara bebesh në maternitetet e vendit gjatë këtij viti, me lindjet që vijojnë rënien. Në 6 muajt e parë të 2026, kanë ardhur në jetë 10,229 fëmijë, nga 10,337 që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Diferenca negative është ndikuar kryesisht nga tremujori i dytë (prill-maj-qershor) kur është regjistruar niveli më i ulët i dekadës për të njejtën periudhë të vitit. Të dhënat e Instat-it flasin për 5,083 bebe të ardhura në jetë, ose 158 më pak krahasuar më vitin e kaluar.

Gjatë këtij tremujori 45% e totalit të lindjeve janë në qarkun e Tiranës me 2.310 lindje, ndërsa me numrin më të ulët është qarku Gjirokastër me 66 lindje. Edhe pse tremujori i dytë është në terren pozitiv pasi janë regjistruar 218 lindje më shumë sesa vdekje, gjysma e parë e vitit mbyllet me bilanc negativ.

Në 6 muajt e parë të vitit, shtesa natyrore ka rezultuar negative, me numrin e vdekjeve, më të lartë se i lindjeve. Nga janari deri në qershor kanë ndërruar jetë 10,379 persona, ose 150 vdekje më shumë se lindje.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me emigracionin e lartë të të rinjve, plakjen e popullsisë dhe uljen e numrit të çifteve që zgjedhin të kenë fëmijë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT pak javë me parë mosha mesatare në vend ka rritur në 45 vjeç nga 44,3 vjeç që ishte vjet. Për shkak të këtyre lëvizjeve demografike 35.7% e popullsisë së vendit është mbi 65 vjeç.

Tkurrja e lindjeve, e kombinuar me largimin e forcës së re të punës jashtë vendit dhe plakja e popullsisë, po krijon pasoja të drejtpërdrejta edhe për ekonominë shqiptare. Bizneset po përballen me mungesë të punonjësve, ndërsa mosha mesatare e popullsisë po rritet me ritme të shpejta, duke shtuar presionin mbi tregun e punës dhe sistemin e pensioneve në vitet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here