Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Levan-Tepelenë, në zonën e Mollajt.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë e goditjes, njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi F. M., udhëtonin edhe bashkëshortja me dy vajzat e tij.
Të katërt anëtarët e familjes janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
