23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Përplasje mes dy mjeteve në aksin Levan-Tepelenë, dy persona dërgohen me urgjencë në spitalin e Fierit

admin · 11.08.2026 · 1 min lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur edhe në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibop, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Në aksident janë përfshirë një “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”, ndërsa nga përplasja njëri prej automjeteve ka përfunduar brenda ambienteve të një pike karburanti

Si pasojë e aksidentit, dy persona që udhëtonin në automjetin “Audi” kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *