23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Tatimet: Fermerët aplikojnë për 5,9 milionë euro kompensim, Fieri në vend të parë

admin · 04.08.2026 · 1 min lexim

Procesi i aplikimit për kompensimin 10% të fermerëve përmes autofaturës po vijon me ritme pozitive. Deri më 27 korrik janë dorëzuar 2 397 aplikime, ndërsa vlera totale e kompensimit ka arritur në 5,9 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, numrin më të lartë të aplikimeve e kryeson Drejtoria Rajonale e Tatimeve Fier me 1 232 aplikime, e ndjekur nga Berati me 617, Elbasani me 208, Shkodra me 159 dhe Korça me 117 aplikime.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Dibër dhe ajo e Durrësit kanë regjistruar nga 17 aplikime secila, Lezha 9, Saranda 8, Gjirokastra 7, ndërsa Tirana dhe Vlora kanë regjistruar nga 3 aplikime.

Tatimet u bëjnë thirrje fermerëve të regjistruar të aplikojnë përmes sistemit e-Filing, për të përfituar kompensimin që u takon për shitjet e produkteve bujqësore të dokumentuara me autofaturë.

Afati i aplikimit për faturat e periudhës janar–qershor 2026 është deri më 31 dhjetor 2026. Sipas administratës tatimore, skema synon të mbështesë fermerët e regjistruar dhe të nxisë formalizimin e aktivitetit në sektorin bujqësor.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *