Lajme nga vendi

Tre të rinj fusin në kurth 70-vjeçarin përmes Inteligjencës Artificiale, i marrin 100 mijë euro! Dy arrestohen, tjetri në kërkim

Tre të rinj fusin në kurth 70-vjeçarin përmes Inteligjencës Artificiale, i marrin 100 mijë euro! Dy arrestohen, tjetri në kërkim
FieriSot · Foto ilustruese

Një 70-vjeçar ka rënë pre e një mashtrimi nga tre të rinj, të cilët përdorën Inteligjencën Artificiale për t’i marrë atij 100 mijë euro.

Në pranga kanë rënë Brian Serica 31 vjeç dhe Skerdi Meta 23 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall shtetasi R. H., 31 vjeç.

Këta tre persona i janë prezantuar të moshuarit përmes mesazheve duke përdorur AI si të njohur të tij, dhe e kanë mashtruar duke i marrë atij shumën e konsiderueshme të parave.

Sipas Policisë, 70-vjeçari, i cili ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave, pasi nuk ia kanë kthyer paratë pas disa orësh siç i ishte premtuar, ka njoftua menjëherë policinë.

Policia thotë se personi i shpallur në kërkim ka qenë personi që ka shkuar te biznesi i tij dhe i ka marrë shumën e eurove.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma”, u arrestuan shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. H., 31 vjeç.  

Këta shtetas, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe duke iu prezantuar një 70-vjeçari, përmes mesazheve, si të njohur të tij, e kanë mashtruar 70-vjeçarin që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave dhe i kanë marrë 100 000 euro me justifikimin se do t’ia kthenin pas disa orësh.

70 vjeçari, pasi nuk ka marrë shumën e dhënë në orën e premtuar, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit R. H., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka shkuar te subjekti i 70-vjeçarit dhe ka marrë shumën e eurove, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.”, njofton Policia.