20.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive Tiranë-Durrës, ja kur do të devijohet trafiku

admin · 13.08.2026 · 1 min lexim

Dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do të bllokohen përkohësisht gjatë netëve të 14 dhe 15 gushtit, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ndërhyrja do të kryhet në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)” dhe do të zhvillohet nga ora 23:00 deri në 05:00.

Gjatë këtij intervali, automjetet që do të lëvizin në drejtim të Durrësit do të devijohen në dy korsitë e anës së majtë të autostradës. Këto korsi do të funksionojnë përkohësisht me dy drejtime lëvizjeje, për të mundësuar vijimin e qarkullimit.

Ndërkohë, mjetet që kanë destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesa.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet gjatë kohës së ndërhyrjes.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon gjithashtu mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *