22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zjarr i fuqishëm në Drenovë , rrezikohen sipërfaqet me ullinj

admin · 01.08.2026 · 1 min lexim

Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.

Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, duke djegur sipërfaqe të tëra të mbjella me ullishte.

​Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë me intensitet për izolimin dhe neutralizimin e vatrës.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit të vështirë, në ndihmë të tyre janë nisur edhe mjetet zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci, si dhe ekipet e emergjencës së Albpetrolit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *